Kryeministri Edi Rama, nuk ka ngurruar të bëjë edhe kritika ndaj përfaqësuesve të PS në qarqe të ndryshme. Ai ka kërkuar që të mos luanin me nervat e njerëzve të thjeshtë ndërkohë që theksoi se ndërkohë që ai po flet, të gjithë e mbajnë mendjen tek emrat e ministrave të ardhshëm.

“Sa të kemi në vend të opozitës atë krijesën amorfe me emrin PD, me dhëmballë të prishur, rreziku vjen vetëm nga vetja jonë. Ata të mblidhen, të stërmblidhen, PS nuk kanë ccfarë i bëjnë, nuk e mundin dot. PS ka një kundërshtar potencial, që jemi vetë ne, ne mund ta bëjmë PS që nga një zgjedhje e qartë për shqiptarët, ta kthejmë në zhgënjimin e rtyre. Në rast se PS kthehet zhgënjimin e tyre, atëherë do të jetë relike si simotrat e saj nëpër Europë. Sfida e sfidave në këtë mandat të tretë është ajo mes vetvetes, ta themi trocc, kur na kanë dhënë mandatine tretë zgjedhësit tanë, na kanë falur jo pak mangësira.

Larg qoftë që ata e kanë harruar atë që na kanë falur duke na e dhënë votën prapë. Ata nuk i kanë harruar, na kanë dhënë një kredi dhe na kanë thënë që ta shlyejmë me interesa. Unë do tiu lutem sot në emër të atyre që na kanë besuar përsëri, në emër të atyre që do të na besojnë në të ardhmen nëse veprojmë drejt, që kanë marrë bashkë me ne dhe për shkakun tonë, një barrë mbi kurrizin e trye për më shumë se 8 vite, mos luani me nervat e njerëzve, mos luani me nervat e zgjedhësve, as në komunitetet tuaja, as në komunikimin me publikun, dhe as mos lejoni të tjerët të bëjnë këtë punë. Jam shumë i qartë që ndërkohë që unë flas, ka shumë këtu që e kanë mendjen tani te emrat e qeverisë, kjo është gjëja më e natyrshme.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re