Dy pushues në Durrës kanë rrezikuar të mbyten për shkak se mjeti me të cilin po lundronin ka pësuar defekt. Për fat të mirë, ata janë konstatuar nga policia detare që po kryente patrullim. Blutë e Durrësit kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të pushuesve dhe gomones që kishte pësuar defekt.

 

Pushuesit raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re