Është rritur në 72 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të avionit të udhëtarëve më 15 janar në Nepal.

Numri i të vdekurve u rrit në 72, pas gjetjes së trupave të pajetë të edhe 2 shtetasve amerikanë në punimet e kërkimit në Luginën e lumit Seti ku u rrëzua avioni “ATR 72” i kompanisë ajrore Yeti i cili u nis nga kryeqyteti Katmandu për në rajonin Pokhara.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se janë “thellë të pikëlluar” për aksidentin e avionit i cili rezultoi me vdekjen e 72 personave, përfshirë edhe shtetasit amerikanë. Ai përcolli ngushëllimet e tij për familjet e këtyre personave.

Kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal vendosi formimin e një komisioni 5 anëtarësh për hetimin e aksidentit ndërsa në vend shpalli zi kombëtare 1 ditore.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re