Janë identifikuar 2 shtetasit shqiptar që udhëtonin në avionin që u rrëzua disa ditë më parë në zonën e Vermoshit.

Mësohet se identifikimi i tyre është bërë përmes shenjave të gishtave, ndërkohë që rrëzimi i avionit dyshohet se ndodhi për shkak të mbingarkesës.

Avioni i modifikuar u rrëzua në Vermosh në datën 4 Tetor, dhe personat që ishin në të u larguan së bashku me disa çanta me një mjet foristradë.

Policia nuk i bën të ditur emrat e personave që ka indentifikuar përmes ADN dhe shenjave të gishtave për arsye hetimi.

Dyshohet se avion i është përdorur për transportimin e lëndëve narkotike, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re