Ish-drejtoresha e “Tatimeve”, Brisida Shehaj e ka konsideruar skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së opozitës për VKM-të e kateve pa leje.

Ajo theksoi se ky vendim është marrë pa asnjëlloj argumenti.

“Kur e thotë Kodi Penal që ti shkon në burg nuk ta nxjerr ky me VKM, se nuk ka dot tagrin”, tha Shehaj në Panorama TV.

Brisida Shehaj: “Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendim e skandaloze, e para është kjo për Portin e Durrësit dhe e dyta për VKM-të e ndërtesa pa leje. Edhe një njeri që nuk ka mbaruar juridikun, por është me të mesmen, kur e thotë Kodi Penal që ti shkon në burg nuk ta nxjerr ky me VKM, se nuk ka dot tagrin. Do ndryshim ligjor, do 3/5. Për sa kohë që Gjykata Kushtetuesen ka nxjerrë vetëm vendimmarrjen rrëzohet kjo, rrëzohet kjo, dhe nuk kemi asnjë argumentimi, nuk e di se si për një projekt si Durrësit për të cilin BE u shpreh që shkel këtë ligj e atë ligj.

Ti japësh pa garë fare, pa tender, një pronë qindra miliona euro, pasuri e jona, ti bësh mbi 200 milionë euro tolerime në taksa. Për Gjykatën tonë Kushtetuese është në rregull. Besoj se është kauzë që do shkojmë sërish në Gjykatë, nuk do e lëmë Portin e Durrësit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re