Në seancën e sotme në Kuvend, mazhoranca kja rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen ” Becchetti”. Ashtu sic shefi i qeverisë tha sot në Parlament ‘që kurrë nuk do ngrihet ky Komision’, mazhoranca ka votuar me 76 vota kundër këtij komisioni.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i sekretarit i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhit ka publikuar faqen zyrtare të arbitrazhit për Becchettin. Bardhi thotë se 120 milionë euro do të paguen patjetër pasi nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër.

Gazment Bardhi nxjerr bllof Ramën dhe publikon faqen zyrtare të arbitrazhit për Becchettin:

“Nuk ka vendime sekrete. Rama do të paguajë dëmin”. Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti””, thuhet në reagimin e PD.

(Shiko dokumentet “1” këtu)

(Shiko dokumentet “2” këtu)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re