Presidenca ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit Ilir Meta nga Kolegji Zgjedhor, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh” shkruan zëdhënësi Tedi Blushi në rrjetet sociale.

Më herët, Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të partisë së Unitetit Kombëtar, për t’u ç’regjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit.  

Me vendimin që mori sot kolegji i dha fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve. 

Me anulimin e kërkesës së Idajet Beqiri për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Vendimi u mor nga trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re