Aksi nacional Poliçan-Bogove u bllokua për rreth një orë mesditën e kësaj të marte.

Shkak u bë rrëzimi i disa pemëve në rrugë.  Pemët ndodheshin në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Bogovë.

U desh ndërhyrja e firmave të mirmbajtjes së rrugëve dhe forcave zjarrëfikëse për largimin e pemëve nga rruga.

Nga rrëzimi i pemëve fatmirësisht nuk pati dëme materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re