Kreu i Partisë Demokratike italiane njoftoi të enjten se ka propozuar që Presidenti Sergio Mattarella t’i japë një mandat të ri ish-kryeministrit Giuseppe Conte  për të krijuar një qeveri të re që do të ndihmojë në kapërcimin e krizës politike në Itali.

Conte dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave kur një partia Viva Italia u tërhoq nga koalicioni. Në përpjekje për të zgjidhur krizën politike, Presidenti Mattarella po kërkon nga udhëheqësit e partive politike një marrëveshje mes palëve për të krijuar mundësinë e një koalicioni të ri.

Kryetari i Partisë Demokratike Nicola Zingaretti njoftoi se ka biseduar me Presidentin për gjetjen e një zgjidhjeje dhe shprehu mbështetjen e tij për Conte. Zingaretti thekson se ngritja e një administrate të re të bëhet pa mbështetjen partisë disidente Italia Viva.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re