Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thirrur në takim kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, më datë 1 prill për tu konsultuar për emrin e kryeministrit.

Ky takim vjen pas rrëzimit të qeverisë një javë më parë përmes një mocioni mosbesimi të inciuar nga partneri në koalicion i Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën e Thaçit për Albin Kurtin.

Ndërkohë, në disa komunikime të mëparshme të zyrtarëve të Vetëvendosjes apo dhe vetë Kurtit, është lënë të kuptohet se ata nuk do të japin asnjë emër tjerët për kryeministër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re