Ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani, 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit shqiptari 33 vjeçar Alfred Visha. Lajmin e ka konfirmuar daja i tij, Luan Cemenja.

Visha baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku 4 shqiptarë humbën jetën.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Si pasojë e rrëzimit të skelës në kantierin e ndërtimit, humbën jetën edhe Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Rruzhdi Hoxha 33 vjeç, nga Kukësi dhe një tjetër shqiptar ende i paidentifikuar nga Mati.

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas kosovar punonin në të zezë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re