Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka komentuar vendimin e GJKKO-së që rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për masë më të lehtë sigurie.

beleri

Mediat greke bëjnë të ditur se sipas Ministrisë së jashtme greke, refuzimi i kërkesës nga GJKKO pengon Belerin të bëjë betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

“Refuzimi i sotëm i kërkesës së zotit Beleri për lirim nga burgu, për të marrë detyrën si kryetar i ri i Bashkisë së Himarës, pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe tregon mbi qëllimet reale që qëndrojnë pas arrestimit të tij”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Gjithashtu Ministria e Jashtme deklaron se po monitoron nga afër zhvillimet dhe pret respektimin e prezumimit të pafajësisë, element themelor i shtetit të së drejtës.

Pas refuzimit të kërkesës së tij për ndërprerjen e paraburgimit, mbrojtja e Belerit deklaroi se me të njëjtën kërkesë kryetari do të ankohet në Gjykatën e Lartë.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Arrestimi dhe paraburgimi i tij ka shkaktuar reagime të ashpra si brenda Shqipërisë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re