Në mënyrë të “ҫuditshme” tre ditë para samitit të Uashingtonit ku do të takohen krerët e Serbisë dhe Kosovës, të thirrur nga administrate e Donald Trump, Gjykata Speciale e Kosovës, ka shpallur të pandehur Hashim Thaҫin, Presidentin e Republikës së Kosovës.

Lajmi ka qarkulluar si headline në të gjithë mediat më prestigjoze të botës që nga BBC, CNN, ARD, FR1, RAI, RTVE, RTS, etj etj.

Në fakt, lajmi në vetvete nuk ka bërë surprizë, pasi që kur doli raporti i Dick Marty-t nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, që ishte edhe shkaku i ngritjes së Gjykatës Speciale, i akuzuari kryesor në atë raport ishte pikërisht Hashim Thaҫi, Kadri Veseli dhe thuajse të gjithë krerët më të lartë dhe të rëndësishëm të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

Akuza që vetë Thaҫi apo të tjerët i kanë quajtur si monstruoze, madje ka qenë vetë Presidenti aktual i Kosovës, së bashku me LDK-në, e Isa Mustafës që kanë votuar në Kuvendin e Kosovës ngritjen e Gjykatës Speciale.

Ky institucion që selinë e ka në Hagë dhe që financohet nga Bashkimi Europian, ka edhe një Prokurori, apo organ akuzash që quhen Dhomat Speciale.

Sipas ligjit për Gjykatën Speciale, një person mbi të cilin ngrihet një akuzë do të duhet të thirret paraprakisht në intervistim dhe Gjykata Paraprake duhet të marrë një vendim nëse është i pandehur apo jo.

Ndaj lajmi i rrjedhur sot nga Gjykata Speciale, ende nuk është zyrtare, pasi nuk dihet a është intervistuar zoti Thaҫi, apo është vendosur në Gjykatën Paraprake.

Megjithatë fakt është se “rastësia” e përhapjes së lajmit mbi Thaҫin-të Pandehur 3 ditë para samitit të Shtëpisë së Bardhë nuk qëndron.

Këtu duket qartë se ka një lëvizje, ka një lojë, që natyrisht Hashim Thaҫi, pak a shumë e ka ditur, siҫ e kanë ditur të gjithë kur kanë lexuar vite më parë raportin e Dick Marty-t.

Madje, ka pasur aktorë të ndryshëm të politikës apo edhe të medias që kanë deklaruar se Thaҫi do të jetë nga të parët e thirrur nga ana e Gjykatës Speciale.

Këtë e ka thënë madje edhe Albin Kurti kur ishte Kryeministër, i cili realisht nuk e ka votuar ngritjen e Gjykatës Speciale në Parlamentin e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se Thaҫi, ngaqë mund të jetë një i akuzuar i mundshëm në Gjykatën Speciale, nuk mund të drejtojë dialogun me Serbinë, ngaqë ka gjasa të jetë i shantazhueshëm.

Situata në fakt është mjaft e komplikuar, pasi kemi një rast të sikletshëm jo vetëm për Thaҫin, apo për Kosovën, por edhe vetë për Shtëpinë e Bardhë që ka organizuar takimin mes krerëve të Prishtinës dhe Beogradit.

E pikërisht prej këtij komplikacioni, ndoshta mund të ishte shmangur, pikërisht nga aktorët politik që e kanë parashikuar këtë event.

E në radhë të parë Hashim Thaҫi…Pasojat e kësaj akuze nuk janë të lehta në cilësinë e kryenegociatorit të Kosovës në Uashington. Megjithatë, e ka edhe një shans.

Nëse në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Kosovës do të tregojë në negociata se nuk kondicionohet nga akuza e Hagës. Dhe pas marrëveshjes me Beogradin, të bëjë atë që ka premtuar; të kthehet në jetën e tij private.

Këtë e ndryshon në largimin e Thaçit në momentin e fundit, megjithatë nuk ul dëmin e bërë për takimin e Uashingtonit. Presidenti i Kosovës tashmë nuk është aktor aktiv në këtë dialog, një shkak që ka sjellë një gurgule të madhe në Kosovë ka rrëzuar dy qeveri e sjelle dy të reja e ka përçarë rëndë faktorin politik shqiptar që tani do të duhet të bashkohet dhe e nisma për ta bërë këtë i takon Thaçit edhe pse s’është aktor prezent.

 

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re