Në samitin e Paktit të Qyteteve të lira, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është shprehur se rreziqet e shfaqura në gjithë globin, të cilat sjellin kriza, ndjehen të parat në qytete dhe komunitete urbane.

Siropali u shpreh se qytetet, duke qenë targeti i parë dhe kryesor i këtyre zhvillimeve, janë njëkohësisht përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që mbështet platformat e bashkëpunimit.

Prandaj, theksoi ajo, solidariteti urban nuk është një retorikë, por domosdoshmëri etike për shoqërore

Spiropali: Rreziqet që janë shfaqur në horizont nuk janë të vogla. Vështirësitë me të cilat do të jemi sot dhe nesër përballë nuk janë të lehta, zgjidhjet janë të ndërlikuara. Forcat e solidaritetit njerëzor, zgjidhjet e plota gjithëpërfshirëse, mund të jenë një nga kundërpeshat ndaj tyre.

Në kohë krizash, qytetet dhe komunitetet urbane janë të parët e ndjejnë më shumë ndikimin e rreziqeve dhe sfidave. Prandaj solidariteti urban nuk është një retorikë, por domosdoshmëri etike për shoqërore.

Zhvillimi i vrullshëm urban dhe flukset e larta migratore që vijnë në qytete tona, mungesa apo kufizimet e burimeve, paqëndrueshmërie ekonomiko-sociale janë procese që ndërthuren me njëra-tjetrën.

Por, qytetet duke qenë targeti i parë dhe kryesor i zhvillimeve të mësipërme, janë njëkohësisht sfidanti i parë, inkubatorët e zhvillimeve ekonomiko-sociale, përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që mbështet platformat e bashkëpunimit.

Qyteti është instrument i dorës së parë ku kryqëzohen kulturat, lulëzojnë idetë dhe konsolidohet qëndrueshmëria e zhvillimit. Pra, aty ku godet më fort problemi është edhe zgjidhja.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko