Fatos Klosi, Drejtor i Agjensisë Kombëtare Bërthamore ka qenë i ftuari i ditës në studion e Fax Neës ku ka folur lidhur me rrezikun e shpërthimit të një lufte bërthamore në Europë.

Klosi tha se diçka e tillë, mund të ndodhte vetëm nëse rusët do të ishin “çmendur” pasi të gjitha palët janë të vetëdijshme për pasojat katastrofike që mund të ketë.

Sa i përket pasojave që mund të sjellë një sulm bërthamor, Klosi tha se rrezja e shkatërrimit do të ishte në 10 kilometra ndërsa shtoi se pasojat do të zgjeroheshin në sajë të atmosferës që përhapte ajrin.

Klosi: Ukraina po mundohet pak të dramatizojë këtë gjë sepse ka nevojë që shtetet e tjera t’i vijnë në ndihmë. E kan të vështirë të përballen me rusët që kanë më tepër armatime. Prandaj Ukraina po kërkon të anëtarësohet edhe në NATO.

Nuk e pësojnë vetëm brezat e sotmshëm por edhe ata të ardhshëm. Rusët e kanë llogaritur në mënyrë idiote, të bësh sulm për ato çështje që ato kanë menduar, është gabim. Por një central bërthamor është tjetër gjë. Duhet menduar se çfarë mund të ndodhë për qindra vitet e ardhshme. Të mendosh atë që po ndodh në Çernobil edhe Japoni. Në Japoni janë larguar rreth 50 mijë vetë nga shtëpitë e tyre. Pra janë fatkeqësi që zgjasin shumë dhe me pasoja shumë të mëdha për njerëzit. Pra ata që planifikojnë këto gjëra duhet të konsiderohen si të çmendur.

Për luftë nukleare janë përgatitur shumë shtete. Njerëzimi u bind që bombat bërthamore janë vdekjeprurëse në shembullin e Hiroshimës ku vdiqën qindra mijëra persona. Kapaciteti i këtyre bombave bërthamore sot është shumë më i madh se i bombës që goditi Hiroshimën. Në luftë nuk përdoren këto armë sepse asnjëri nuk do shpëtonte nga sulmet e njëpasnjëshme. Të paktën për këta 3 të mëdhenjtë, e kanë të qartë se nëse do fillohej të përdoreshin bombat bërthamore do ishte vetë fundi i tyre. Ata që janë thënë nga Putin, janë vetëm fjalë për t’i trembur ukrainasit dhe perëndimorët. Janë vetëm kërcënuese.

Pyetje: Deri ku mund të shkojnë pasojat e shpërthimit të centralit?

Klosi: Varet nga atmosfera. Shkatërrimet janë në zonë kufizuese, me rreze 10 kilometra. Shkatërrimet bëhen për shkak të presionit të madh të ajrit gjatë shpërthimit, është një dritë e fuqishme që djeg gjithçka që djeg përpara. Më pas vala më afatgjatë është fakti se nuk ka kufizime se në cilën zonë përhapet. Varet nga erërat në atë kohë, varet nga atmosfera. Mund të shkojë edhe me qindra kilometra.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re