Skip to content

Rrëzohen dy gurë gjigandë nga mali, rrezikohet familja në Lezhë/FOTO

Dy gurë të përmasave të mëdha kanë rënë nga mali në zonën e Torovicës, në Lezhë.
 
Sipas raportimeve paraprake nga rënia e dy gurëve është rrezikuar një banesë, ndërsa nuk ka njerëz të lënduar.
 
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
 
Në Torovicë një vit më parë humbën jetën 3 persona pasi makina me të cilën udhëtonin u godit nga një gur.