Në Meksikë është e përhapur një lloj grabitjeje, ajo e trenave me mallra.

Autoritetet e hekurudhave në Meksikë thanë se numri i vjedhjeve të ngarkesave u rrit nga 532 në tremujorin e fundit të vitit 2017 në 561 në tremujorin e parë të vitit 2018.

Dhe metodat se si janë duke ndërhyrë te binarët me forma dhe mjete të ndryshme

Në një pjesë të rasteve, sipas treguesve të fundit, janë përdorur gurrët dhe automjetet mbi trase. Ndërsa variant tjetër ka qenë vendosja e pykave në binarë, gjë që ka çuar në rrëzimin e trenave.

Bandat e hajdutëve synojnë zakonisht trenat me drithëra dhe çimento, pajisje shtëpiake, pjesë makinash dhe mallra të tjerë të konsumit.

Plaçkitjet më të shpeshta rezultojnë në Puebla, në afërsi të kryeqytetit të Meksikës, ku është raportuar për 139 grabitje trenave gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Aty, tek bandat e grabitësve bëjnë pjesë dhe fëmijë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re