Skip to content

Rrëzohen nga lartësia dy turistë te “Syri i Ciklopit”/ Ndërhyn policia me helikopter

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pasditen e sotme në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, dy turistë kanë rënë nga lartësia.

 

Shtetasit  D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç u rrëzuan në një zonë me terren shumë të vështirë dhe për shpëtimin e tyre u angazhua edhe një helikopter.

 

Punën për nxjerrjen e turistëve e organizuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Pas ndërhyrjes, së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 personave të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

 

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë