Një aeroplan u rrëzua në anën e një ndërtese pasi u hodh nga hapësira e vet e parkimit nga erërat e forta në Maltë.
Hunda e avionit goditi një ndërtesë ngjitur në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës, pranë Valletta.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje, por nuk raportuan asnjë dëmtim.
Askush nuk ishte në bordin e avionit në kohën e rrëzimit.
Mediat malteze thonë se avioni i takon Michael Ashcroft, një donator i madh i partisë konservatore në Mbretërinë e Bashkuar. /on/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re