Skip to content

Rrëzohet aksidentalisht nga pema/ Humb jetën 70 vjeç në Leskovik

ambulanca

Një 70 vjeçar ka humbur jetën në Leskovik, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga pema.

 

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se i moshuar është transportuar në qendrën shëndetësore të qytetit për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të jetonte.

 

Kolonjë/Informacion paraprak

 

Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë.