Një aeroplan i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Lindjen e Largët Ruse, duke vrarë deri në gjashtë persona në bord. Një fëmijë ka mbijetuar përplasjen.
Aeroplani u rrëzua pasi ishte gati të binte në aeroportin lokal në fshatin Nelkan, mbi 1.000 km nga kryeqyteti rajonal.
Shtatë persona ishin në bord, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit dhe një fëmijë katërvjeçar, thonë autoritetet lokale.
Incidenti ndodhi ditën e sotme, në orën 13:30 sipas kohës lokale
Aeroplani njoftohet se ishte një avion i llojit ‘Let L-410’ , një kapacitet maksimal prej 19 pasagjerësh. Ai ishte në pronësi të ‘Khabarovsk Airlines’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re