Pesë persona e kanë humbur jetën pasi një helikopter është rrëzuar në një lum në New York të SHBA-ve.

Sipas një deklarate nga Autoriteti Federal i Aviacionit, helikopteri me gjashtë persona në bord ka rënë në East River, që gjendet në veri të Ishullit Roosvelt mes qarqeve Manhattan dhe Queens të New York-ut.

Departamenti policor i New York-ut konfirmoi se pesë persona në helikopter e kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Policia njoftoi se piloti është shpëtuar dhe se dy nga pesë pasagjerët kanë vdekur në vendin e ngjarjes, kurse tre të tjerë të nxjerrë nga uji të lënduar rëndë të cilët kanë humbur jetën në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re