Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në zonën e Mallakastrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin Ferdi Metushi, 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Deri tani nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën e dejtuesit të kamionit.

Policia njofton se grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksientit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re