Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e partisë demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga shqyrtimi i statutit të Komisionit të Rithemelimit.
Kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Arben Kostandini, i cili përcaktoi edhe një herë gjyqtarin Agron Zhukri në krye të shqyrtimit të çështjes.
Ky i fundit është gjyqtari, i cili do të verifikojë ligjshmërinë e statutit të miratuar në kuvendin kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha në 11 dhjetor të vitit të kaluar.