Në Komisionin e Ligjeve ditwn e sotme është rrëzuar me 15 vota kundër dhe 1 pro dekreti i Presidentit Meta për Prokurimin Publik.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ktheu ligjin ”Për Prokurimin Publik”, nën argumentin se ky ligj cenon konkurrencën e lire si dhe favorizon kompanitë e lidhura me pushtetin dhe shpërdorimin publik.

Meta rekomandoi që Kuvendi i Shqipërisë të rishqyrtojë ligjin dhe të mbajë në vëmendje nevojën për përcaktimin e rregullave të qarta, transparente në procedura që lidhen pikërisht me prokurimin me fonde publike.

Sipas tij respektimi i këtyre rregullave do të garantonte efektivitet, efiçiencë dhe mirëpërdorim të këtyre fondeve.

Gjithashtu presidenti theksoi se ligji i miratuar nga Kuvendi bie ndesh me parimet e Kushtetutës. Të gjitha këto argumenta nuk qëndrojnë sepas Komisionit të Ligjeve duke e rrëzuar dekretin në votimin e sotëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re