Një aeroplan ushtarak nigerian është rrëzuar derisa po i afrohej pistës së Aeroportit Abuja për shkak të dështimit të motorit.

“Një avion ushtarak King Air 350 sapo u rrëzua në pistën tonë Abuja pasi raportoi dështimin e motorit gjatë rrugës Minna”, tha Ministri i Aviacionit, Hadi Sirika në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas Al Jazeera, Minna është një qytet rreth 110 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nigerisë, Abuja.

Sirika nuk dha detaje për viktimat, por shkroi se rrëzimi “duket se është fatal”.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të presim rezultatin e hetimit nga ushtria, derisa lutemi për viktimat nëse ka ndonjë”, deklaroi ai.

Sipas medieve lokale, duke cituar Forcën Ajrore Nigeriane thuhet se shtatë pasagjerët në bordin e aeroplanit Beechcraft KingAir B350i vdiqën kur avioni rrëzua në Abuja.

Nigerian Military Plane crashes near Abuja Airport pic.twitter.com/3PpoOIgUcN

— Punch Newspapers (@MobilePunch) February 21, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re