Skip to content

Rrëzohet nga ballkoni fëmija 4-vjeç në Sarandë, niset me urgjencë drejt traumës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një fëmijë vetëm 4 vjeç është rrëzuar nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Sarandë.

 

Ai është duke u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, në kryeqytet.

 

Njoftimi i policisë:Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë