Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 14 qershor 2025 në rrugën “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi F.T., 60 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta me të cilën po lëvizte, duke pësuar dëmtime të rënda. Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Policia bën me dije se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.