Një person ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga ballkoni i një pallati në Astir.

 

Policia bën me dije se rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re