Ka rënë nga kati i tretë i banesës në Lushnje, duke ndërruar për pasojë jetë 58-vjeçari Albert Taullau.

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 u shpëtoi dy atentateve. Në qershor të 2019-ës një shpërthim me tritol ndodhi në banesën e Albert Taullaut, por në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes.

Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re