Skip to content

Rrëzohet nga lartësia 17-vjeçari në Sarandë, transportohet me helikopter në Tiranë

Një 17-vjeçar është dëmtuar rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej dy metrash në fshatin Shelegar të Sarandës.

BalkanWeb mëson se ai ka pësuar fraktura të rënda në kokë e trup. 17-vjeçari është transportuar në gjendje kritike në urgjencën e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, gjendja e tij është kritike për jetën.