Një 43 vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në Lezhë si pasojë e një aksidenti në punë.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, ku shtetasi M.SH., duke punuar në një objekt ndërtimi është rrëzuar nga skela duke marrë dëmtime të shumta trupore.

 

43 vjeçari është dërguar në spiltain rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pltotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re