Një aeroplan zjarrfikës që vepronte në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve të Turqisë u rrëzua në provincën jugore Kahramanmaraş, me çka të tetë personat në bord humbën jetën.

Kontakti u humb me aeroplanin i cili ishte angazhuar nga Rusia për të ndihmuar në përpjekjet e Turqisë për të kontrolluar një zjarr pyjor në Kahramanmaraş, tha guvernatori Ömer Faruk Çoşkun.

Një numër i madh i ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në rajon, shtoi Çoşkun.

Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur.

Nga ana tjetër, në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se avioni rus amfib Be-200 u rrëzua gjatë uljes pranë provincës Adana të Turqisë, pas një misioni zjarrfikës.

Të pesë ushtarakët rusë dhe tre turq në bordin e aeroplanit humbën jetën si pasojë e aksidentit, tha deklarata.

Një komision i posaçëm i Ministrisë ruse të Mbrojtjes si dhe punonjësit e Ambasadës së Rusisë në Turqi do të arrijnë në vend për hetime, njoftohet më tej.

Avioni u dërgua në Turqi më 8 korrik për të ndihmuar Turqinë në luftimin e zjarreve.

Be-200 është aeroplani më i madh amfib në botë i krijuar posaçërisht për të luftuar zjarret, përfshirë në zona të largëta. Ai mund të mbajë 12 tonë ujë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re