Një avion luftarak rus i modelit Su-24 në bazën ajrore Himejmim të Sirisë është rrëzuar gjatë nisjes, ndërsa pjesëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën.
Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, avioni është rrëzuar pas një kohe të shkurtër të nisjes nga baza ajrore Himejmim.
Në njoftim është theksuar se ekuipazhi nuk ka patur kohë që të përdorë mekanizmin për të dalë dhe për pasojë të gjithë kanë humbur jetën.
Gjithashtu është theksuar se avioni mund të jetë i rrëzuar për shkak të një defekti teknik, ndërsa nuk ka patur një dëm të madh në vendin ku është rrëzuar.
Himejmim që gjendet në qytetin e Latakias, është baza kryesore qendrore e Rusisë ku i menaxhon sulmet ajrore në Siri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re