Katër persona humbën jetën kurse 6 të tjerë u plagosën si pasojë e rrëzimit të një avioni transportues në Bregun e Fildishtë.
Zyrtari i Shërbimit Zjarrfikës të Bregut të Fildishtë, Issa Sahko në një deklaratë për transmetuesin publik RTI 1 tha se avioni i cili u nis nga Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Faso-s, është rrëzuar në det në afërsi të qytetit Abixhan të Bregut të Fildishtë.
Ai tha se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër shtetas të Moldavisë.
Sahko bëri të ditur se nga rrënojat e avionit, të cilat ishin zvarrritur deri në plazhin Adjouffou në afërsi të Abixhanit janë shpëtuar 6 persona, shtetas të Francës.
Duke njoftuar se ende nuk kanë informacione për shkaqet e aksidentit, Sahko tha se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.
Sipas informacioneve që posedon gazetari i AA-së nga burimet e sigurisë, ushtria franceze kishte marrë me qira avionin nga një kompani ukrainase, shkruajnë mediet e huaja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re