Një avion i linjës “Pakistan International Airlines” është rrëzuar në Karachi, Pakistan.

Raportohet se në avion kanë qenë 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Fluturimi ishte nisur nga  Lahore, për në Jinnah International Airport, një nga aeroportet më të mëdhenj në Pakistan.

“Avioni është rrëzuar në Karachi. Po mundohemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por të dhënat paraprake sugjerojnë se kanë qenë 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënës i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Mësohet se në momentin që është rrëzuar, avioni ka qenë duke bërë përpjekje për t’u ulur.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re