Skip to content

Rrëzohet një avion rus lufte në Siri, “goditësit” mund të jenë zogjtë

Një avion rus lufte u rrëzua në Detin Mesdhe, ku si pasojë mbetën të vdekur dy pilotët.

Ushtria ruse konfirmoi se avioni Su-30SM u rrëzua pranë bazës ushtarake Khimeimim në krahinën siriane të Latakisë.

Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se rënia e avionit nuk ishte rezultat i një sulmi armik, por një defekt në motor dhe më e mundshëm është variant i përplasjes aty të një tufe zogjsh.

Baza ushtarake ruse Khmeimim është e vendosur në Latakia dhe është një komandë qendrore për ndërhyrjet ajrore të Rusisë në Sirinë e shkatërruar nga lufta.