Skip to content

Rrëzohet një dron afër kufirit mes Iranit dhe Azerbajxhanit

Një fluturake pa pilot ka rënë në rajonin Ardabil të Iranit, jo shumë larg kufirit me Azerbajxhanin.

Zëvendës guvernatori i rajonit Ardabil, Behrouz Nedaei, për agjencinë e lajmeve IRNA tha se droni u rrëzua në rajonin e distriktit Parsabab, në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin.

Më tej, theksohet se është ngritur një hetim për të vërtetuar se i kujt është droni dhe si është rrëzuar.

Nedaei tha se droni u rrëzua në një zonë të pabanueshme dhe se nuk ka të pësuar.

AA