Një dron izraelit është rrëzuar sot në Rripin e Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite.
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se mjeti fluturak ra në jug të Rripit të Gazës.
Shkaku i rrëzimit mbetet i paqartë.
Forcat e sigurisë të drejtuara nga Hamasi sekuestruan dronin e rrëzuar, tha një burim palestinez i sigurisë për AA.
Të hënën, ushtria izraelite tha se një dron u rrëzua përgjatë kufirit me Libanin.
