Rruga nacionale Vlorë-Fier është bllokuar pasi është rrëzuar pema shekullore.

Pema është rrëzuar mëngjesin e sotëm, mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Nga rënia e lisit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara aty pranë.

Pas rënies të lisit të parë, është rrëzuar edhe një tjetër. Ndërkohë, njësoj si këto pemë shekullore janë edhe pesë të tjerë që rrezikojnë rënien. Lista janë në juridiksion të Monumentit të Kulturës.

Bllokimi i rrugës i detyron mjetet të kalojnë në rrugë dytësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re