Skip to content

Rrëzohet rezoluta anti-Thaçi në Kuvendin e Kosovës, trishtim në LDK

Në Kuvendin e Kosovës, nuk ka mundur që të miratohet një rezulotë e propozuar nga LDK, me anë të së cilës presidenti Thaçi pengohej që të diskutonte korrigjimin e kufijve më palën serbe. Edhe pse u tentua për unitet në qëndrim mes gjithë forcave të spektrit politik, miratimi i rezolutës nuk u bë i mundur.

Nga 91 deputetë që ishin në sallën e Kuvendit, vetëm 50 votuan pro. Kundër rezolutës ishin partitë kosovare PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro votuan vetëm deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së.

Kreu u grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njeroi që e inicioi rezulotën, u shfaq i pezmatuar nga mosmiratimi, si pasojë e mosunitetit politik, duke reaguar:

 “Kjo është pika e rezolutës e riformuluar:

‘1. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme.

As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës’.

Kjo është Rezoluta që nuk u mbështet. Për çfarë të flasim tjetër nëse nuk pajtohemi në këtë pikë bazike”, shkroi Hoti në FB.