LIBRAZHD-Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një fshat të Librazhdit. Një i riu, teksa punonte për të vënë një mullar me bar, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet B.GJ., 23 vjeç ndonëse u dërgua në spital, ndërroi jetë.

NJOFTIMI I POLICISËMë datë 06.05.2018, në fshatin “Zabuzun” Njësia Administrative Steblevë, Librazhd, shtetasi B. Gj,23 vjeç, banues në fshatin Zabuzun, duke vënë një mullar bari aksidentalisht është rrëzuar.

Menjëherë është transportuar për në spitalin e Librazhdit, po për shkak të dëmtimeve që ka marrë ka ndërruar jetë.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re