Ndryshe nga version I parë dhe I shpejtë I mengjesit, shpërthimi në një banesë në Vlorë këtë të premte nuk ka ndodhur nga vendosja e ndonje lënde eksplozive.

Konfirmohet se shpërthimi I fortë I dëgjuar në lagjen “Kushtrimi” ka ndodhur nga vakumi i dushit.

Pronari I baneses Jetnor Devolli shpjegon se kane qene ne banese por nuk e kishin kuptuar fillimisht se cfare ndodhi.

Policia tha qe është shkaktuar nga shperthimi i dushit.

Pronari I banesës tha se janë shkaktuar deme te medha ne katin e dyte te shtepise.

Fillimisht policia nepermjet nje informacioni paraprak tha se kishte dyshime qe ne banesen e shtetasit Jetnor Devolli kishtge shperthyer nje sasi lende plasese rreth ores 03:00 e mengjesit, mirepo me vone ky version pas verifikimeve duket se eshte rrezuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re