Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik 2019, shkarkoi nga detyra prokurorin Hysni Keta pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të kostove reale të ndërtimit të dy shtëpive mbi një truall të trashëguar nga babai në Tiranë.
Pas apelimit të bërë nga Keta, në seancën e mbajtur gjatë ditës së sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit Hysni Keta, duke vendosur rikthimin e tij në detyrë.
Ditën e djeshme Komisioni i Pavarur i Apelimit, mbylli shqyrtimin lidhur me çështjen ndërsa sot në orën 15:30 ka publikuar vendimin që rikthen në detyrë prokurorin.
Njoftimi i Plotë:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Keta dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.03.2022.
…
/faxweb
