Një kthesë e fortë ka ndodhur në çështjen penale ndaj këngëtarit të njohur shqiptar, Luiz Ejlli. Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Ejllin dhe bashkëpandehurin e tij, Fatmir Avdurramani, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Ejlli dhe Avdurramani akuzoheshin për falsifikim të një akti noterial dhe justifikim të një shume prej 210 mijë eurosh. Fillimisht, këngëtari ishte dënuar me një vit burg nga Shkalla e Parë, por falë punës së avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, Apeli ka pranuar ankesën dhe i ka shpallur të pafajshëm.
Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Brikena Lubonja, Dritan Hasani dhe Genti Shala, ka vlerësuar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të mbajtur në fuqi dënimin penal ndaj të pandehurve.
Ky vendim e rikthen këngëtarin Luiz Ejlli në fokusin e publikut, kësaj here për drejtësi të rikthyer dhe një emër të pastër ligjërisht.