Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ëshë shprehur se vendimi i Kushtetueses për të rrëzuar kërkesën e opozitës për VKM-në e kateve shtesë u mor nën presionin e politikës.

Në një intervistë për Panorama TV, theksoi se “vendimet e Kushtetueses janë në sintoni me mendimet e qeverisë”.

Jorida Tabaku: “Gjykata Kushtetuese nuk u ngrit në lartësinë e detyrës së saj, nuk u ngrit që tek bordi i transparencës, vendimi nuk mbante erë drejtësi, nuk u ngrit për Portin e Durrësit dhe për VKM-në e kateve pa shtesë.

Kjo gjë fatkeqësisht u paralajmërua edhe nga ana e qeverisë përpara se të merrej vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Më vjen keq që problemet e drejtësisë së vjetër, i shfaq edhe drejtësia e re, është e kotë që të diskutojmë për reformë në drejtësi, drejtësi para ligjit nëse Kushtetuesja merr vendime nën presion.

Janë kush e di sa dosje që opozita i ka dërguar në Kushtetuese, ne presim që të bëjë drejtësi, jo të mbajë anën tonë, por që të tregojë se nuk mban anën e pushtetit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë në të njëjtën sintoni me mendimet e qeverisë. Vendimet tregojnë që gjykata ka qenë nën presionin politik, që me Portin e Durrësit dhe VKM për katet pa leje.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re