Skip to content

“Rri pa merak përqëndrohu tek hesapet që ke hapur me…” Ramës nuk i del e keqja me Xhelal Mziun, e kalon ditën e fundit të fushatës duke u marr vetëm me të 

Kryeministri Edi Rama është rimarrë për të disatën herë ditën e sotme me deklaratën e Xhelal Mziut i cili pohoi nga Maqellara se kush shkon për të blerë vota do ketë fatin e atyre në Elbasan.

Rama duket se çështjen e Maqellarës e ka lënë në dorën e drejtësisë, ndërkohë që gjyqin e Mziut ka vendosur ta bëjë vetë.

Teksa shpërndan videon e kandidatit të PD-së, Rama e këshillon të përqëndrohet fort tek hesapet që ka hapur me drejtësinë.

Rama: Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të bëjnë, prandaj rri pa merak e përqëndrohu fort tek hesapet e mëdha që ke hapur me drejtësinë

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb