Skip to content

Rrihen brutalisht serbët në Gjermani

Një shaka e keqkuptuar ka përfunduar me rrahje në një lokal në Lerchenfelder Gürtel. Nga përleshja fizike e pesë burrave, dy mbetën të plagosur rëndë.

29-vjeçari kur u fut mëngjesin e së enjtes (rreth 1.45) në lokal, pa se kishte vetëm burra dhe pyeti – mos është ndonjë “parti pederash”?. Tre burrat e atyshëm, dy serbë dhe një maqedonas, u ndjenë të ofenduar nga shakaja e tij dhe sulmuan menjëherë fizikisht atë dhe shokun e tij – të dy 29-vjeçarë dhe me origjinë nga Serbia.

Njëri nga sulmuesit (30) përdori edhe një shkop.

Në momentin që ata tentuan të largohen (22, 27, 30) erdhi policia, e cila i arrestoi. Dy të lënduarit kishin thyerje të dorës, lëndime në tru dhe plagë.