Një 43-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut janë dhunuar me shkopinj bejsbolli në Itali.

Siç raportojnë mediet e huaja ngjarja është regjistruar një natë më parë në ambientet e jashtme të një klubi nate në San Giuliano Terme.

Kur 43-vjeçari parkoi makinën e tij, dy persona u dolën para dhe filluan ta godisnin atë dhe maqedonasin.

Të dy do të qëndrojnë për 25 ditë të shtruar në spital për shkak të dhunës që kanë pësuar dhe dëmeve të mëdha në trup.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re