Një 44 vjeçar shqiptar në Itali është rrahur e sulmuar gjatë natës së kaluar në periferi të Firences dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptari punonte në sekotrin e prerjeve të pyjeve, ndërsa policia vendase dyshon se autorët përdorën armë gjatë sulmit. Identiteti i shqiptarit ende nuk është publikuar nga autoritetet italiane, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët që qëndrojnë pas sulmit.

Autoritetet italiane janë duke marrë në pyetje disa dëshmitarë, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re